Përjashtim nga PD? Mesazhi i fortë i Bashës për Berishën: Boll është boll! Kush shkel vendimin e Kryesisë, e ka fatin të caktuar nga Statuti i partisë

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha , gjatë mbledhjes me 71 krerët e degëve të kësaj force politike, i ka drejtuar një mesazh të fortë edhe ish-kryeministrit Sali Berisha. Basha është shprehur se do ta zbatojë statutin ndaj kujtdo, pasi kush shkel vendimin e Kryesisë së partisë, fatin e ka të caktuar nga statuti.

Do të bëjë Sali Berisha miting me 11 dhjetor? Apo mendon se do të ngrejë struktura paralele? Ka thënë që nuk e njeh Kuvendin e datës 18 si Kuvend legjitim. E kuptoj, asgjë legjitime nuk njeh Sali Berisha. Sepse qëllimi është ilegaliteti, bunkerizimi, destabilizimi i PD. Por veprimet ilegjitime, tentativa për bunkerizim, dëmtimi i interesave elektorale dhe politike të PD, e kanë përgjigjen në Statut. Dhe do ta zbatoj Statutin ndaj kujtdo. Kush shkel vendimin e Kryesisë së Partisë, fatin e ka te caktuar nga Statuti i Partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën. Boll është boll. Asnjë anëtar nuk është mbi Statutin dhe nuk është mbi te tjerët”, u shpreh Basha.

Kujtojmë që Kryesia e PD vendosi të mbledhë Kuvendin Kombëtar në 18 Dhjetor, ndërsa Sali Berisha së bashku me më shumë se 4200 delegatë kanë kërkuar thirrjen e Kuvendit në 11 Dhjetor. Ky mesazh i Bashës mund të shihet edhe si një paralajmërim për Berishën, të cilin mund ta përjashtojë nga Partia demokratike, dhe jo vetëm nga Grupi Parlamentar siç bëri në shtator.

Zjarr Tv Ad