Balliu: Më datë 18 ka antikuvend ndaj Kuvendit të datës 11 të Partisë Demokratike. Basha do shkarkohet

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Më datën 18 dhjetor, Krydemorkati Lulzim Basha ka thirrur mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD. Ndërkohë që më 11 dhjetor, është thirrur nga ish-Kryeministri Sali Berisha, pasi në selinë e PD janë dorëzuar 4200 firma, ndërkohë që mësohet se po mblidhen edhe firma të tjera.

Ish-deputeti Klevis Balliu i PD, në një intervistë për Ora News, është shprehur se më 18-Dhjetor është një antikuvend ndaj Kuvendit që do të mblidhet më 11 dhjetor.

Data 18 është një anti-kuvend për të qarë hallet e PD dhe jo çështjet e PD. Kemi një anti-kuvend që ka për mision shkatërrimin e PD sipas zëdhënës së Bashës, Grida Duma.

Anti-kuvendi i Bashës nuk ka lidhje me interesat e Bashës dhe të PD.

Balliu shprehet se misioni i Bashës është të ruaj karrigen e tij dhe të shkatërrojë Partinë Demokratike.

Basha të marrë të gjithë mediat dhe të shoh një për një emrat e delegatëve që kanë firmosur. Basha e di që firmat janë mbledhur, ky është justifikimi që ka për të mbledhur antikuvendin.

I pyetur se përse Kryedemokrati ka mbledhur kryetarët e degëve të PD, është shprehur, se Basha ka bërë një veprim të tillë për t’i përfshirë në planin e tij. Ai thotë se e gjitha baza e PD është me Berishën.

Më tej ai shton se më 11 dhjetor Lulzim Basha do të shkarkohet, ndërsa shton se përpjekjet e tij për të shpëtuar regjimin Rama- Basha, janë të kota.

Zjarr Tv Ad