Rama e pranon: Tirja nuk ishte meteor që ra nga qielli, si ajo ka akoma në sistemin e shëndetësisë

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar përpara mjekëve buxhetin e shëndetësisë për vitin 2022. Gjatë fjalës së tij kryeministri përmendi dhe rastin e Tire Alldervishit, ku tha se ajo nuk erdhi si meteor nga hapësira, por raste të tilla ka ende në sistem.

Lufta ndaj këtij fenomeni sipas Ramës nuk bëhet vetëm nga lart, teksa theksoi se për të luftuar korrupsionin duket bashkëpunimi i qytetarëve, të cilët duhet të refuzojnë të japin para për të marrë shërbime por duhet të ngrenë zërin që shërbimi t’u jepet ashtu si ata e meritojnë.

“Nuk diskutohet që Tirja doli nga ky mjedis. Ashtu sikundër nuk diskutohet qqë Tirja nuk ishte meteor që ra nga sjelli që bien njëherë në qindra vite, por i takon një kategorie tëcaktuar që është brenda sistemit. Dy gjëra jën të sigurta, e para që shumica e mjekëve nuk i përket asaj kategorie, dhe e dyta, ajo kategori do të vijë vit pas viti nduke u ulur. Për të gjithë qytetarët që shajnë në bllok, i them që nuk janë të gjithë njësoj.

As drurët e një pylli me pisha nuk janë njësoj. Në vend që të shajnë në bllok, e në vend që të thonë unë i dhashë lejkë këtij apo atij, të thonë unë nuk paguaj dhe të rrinë aty e të vënë kujën e të sjellin aty dynjanë e tërë dhe të marrin drejtuesin e spitalit dhe të shohin fitojnë ata apo Tirja. Fenomeni i rryfshfetit nuk luftohet vetëm nga lart. Për fenomenin e Tiren nuk mund të baltoset e gjithë ushtria e mbrojtjes se jetes apo deri te unë. Jo se do ndryshojë gjë në këtë aspekt nga pikëpamja e atyre që do vazhdojnë të thonë këto gjëra, por ne do vazhdojmë ta ndërpresim punën tuaj. Më kujtohet jo vetëm herën e parë por dhe herën e dytë kur flisja për rritje pagash nuk më besonit, nuk kishit faj. Do bëjmë atë që kemi thene dhe brenda këtij mandati të tretë paga juaj do të rritet 40% në të gjitha shkallët”, u shpreh Rama.

Zjarr Tv Ad