Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji deklaroi mbrëmjen e djeshme se kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha më 11 Dhjetor, është si antimiting. Sipas Salianjit 4200 firmat e mbledhura janë false dhe se nuk ka kuptim që i futën në kasafortë. Ai u shpreh i bindur se Berisha mund të mbledhë 4 mijë veta, por ata nuk mund të jenë të gjithë delegatë.
Salianji: PD me një vendim kolegjilal që është kryesia, ka vendosur që ti japë rrugë kuvendit kombëtar. Data 11 Dhjetor është antimiting. Nuk është dasmë kuvendi, as tubim për hallet personale. Janë verifikuar firma të falsifikuara, që i kanë çuar te Paloka. Po ju a them se nuk janë frima ato, por janë bllofe. PD duke parë mos mbështetjen nga delegatët dhe me piruetat e kasafortës, me votën e 28 anëtarëve vendosi që të mblidhet Kuvendi. Janë njerëz që duhet të verifikohet nëse janë në Kuvend. Ka një kartë për çdo delegat dhe këtë e shpërndan partia. Delegatët janë zgjedhur para 4 vitesh. Merret karta e delegatit dhe ID për të verifikuar. Kryesia e PD ka vendosur që të kuvendi të mbahet në datën 18 dhe është bashkimi. Berisha mund të mbledhë 4 mijë veta, por nuk janë delegatë.
I pyetur se çfarë mund të ndodhë më 18 Dhjetor nëse kuvendi i 11 Dhjetorit shkarkon Lulzim Bashën, Salianji tha se Kuvendi nuk ka tagër për të shkarkuar Bashën, duke shtuar se kjo është një tollovi për interesa personale.
Pyetje: Çfarë ndodh më 18 Dhjetor nëse shkarkohet Basha?
Salianji: Nuk ka tagër kuvendi për të shkarkuar Bashën. Kjo është tollovi për përdorur njerëzit për interesa personale. Beteja e PD është për të rrëzuar Ramën. Ka vetëm një kuvend që është data 18 dhe delgatët do të vijnë të gjithë atje. Nuk është askush pronar në PD, ajo është pasuri kombëtare. PD nuk mund të merret peng.