“Katër vitet e ardhshme do rrish të zihesh me Braçen”, ‘plas’ debati mes Gjatës dhe Salianjit: Do vazhdosh të kakarisësh? Më lër të flas!

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjatë mbrëmjes së djeshme në emisionin “Open”, deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji është përfshirë në një debat me Çlirim Gjatën. Teksa ishin duke folur mbi Kuvendin Kombëtar të PD-së, Salianji do ti bënte pyetje Gjatës, ku ky i fundit i ka kërkuar të drejtën e fjalës duke i thënë  “do vazhdosh të kakarisësh?”

Kjo ka nxitur reagimin e menjëhershëm të Salianjit, i cili i kërkoi që biseda dhe debati të zhvillohej pa epitete. Gjatë debatit Gjata i ka kujtuar Salianjit ngjarjen e fundit në parlament,ku ai pati një përplasje me deputetin socialist Erion Braçe duke i thënë se dhe katër vitet e ardhshme ai do të bëjë të njëjtën gjë.

Aldo Bumçi: Ka bërë 360 gradë gjithçka që e ka kërkuar, vjen momenti, nuk con në fitore. Deklaratat e tij janë shenjë e thellë e krizës. Nuk kemi asnjë problem si parti. Thelbi është, Lulzim Basha nuk i prin më kësaj partie. Ka një projekt, i 11 dhjetorit që përfshin Bashën si pjesë e rëndësishme e ekipit. Fjala e tij është përjashtim.

Salianji: Është një maskim i situatës që sot të diskutohet për Lulzim Bashën. Kjo u diskutua pas 25 prillit. Ai u zgjodh nga demokratët, edhe me mbështetjen e Berishës. Tani, pasi u zgjodh kryetari i PD, edhe duke i pasur kostot e mëparshme, me një pjesë të mbledhjeve të kryesisë, Bumçi ka qenë kritik ndërsa të tjerët kanë qenë duke e duartrokitur. Ka ndodhur vetëm një vendimmarrje ndryshe. Tani vijmë e themi që është interes personal, por ka vetëm një gjë. PD nuk mund t’i bëjë luftë SHBA. Kur shkon dhe do të bësh kërkesë në gjykatë, shkon në protokoll jo tek gjyqtari që njeh.

Gjata: Do vazhdosh të kakarisësh? Më lër të flas.

Salianji: Me qetësi.

Gjata: A të flas?

Salianji: E keni ves dhe në foltore dhe pa epitete se kam shumë epitete.

Gjata: Por mor po, më lër të flas tani. Katër vjet në opozitë kështu do rrinë këta? Të bëjnë gallatë. Të zihet Salianji me Braçen.

Zjarr Tv Ad