“Më i keq se Rama”, Ndoka: Është dredharak e tinëzar…

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Për fat të mirë apo të keq, unë kam bashkëpunuar me Berishën, Bashën dhe Ramën. Të krahasosh Berishën me Bashën është si të krahasosh ditën me natën”.

Kështu u shpreh në Debat me Alba Alishanin në A2 CNN kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, teksa bëri një krahasim mes Bashës e Berishës, duke shkuar edhe më tej teksa tha se lideri aktual i PD është edhe më i keq se Edi Rama.

“Berisha është një lider që e mban fjalën, një lider i qartë, këmbëngulës në kauza. Berishën edhe kur e ke kundërshtar je komod, pasi di agjendën e tij. Nata e errët, me vranësira me shiu, është Lulzim Basha, i cili është me i keq edhe se Rama. Këtë e them për faktin që kam pasur bashkëpunime edhe me Ramën, i cili është treguar më burrëror. Historia këtë ka treguar. Basha është dredharak, tinëzar, Berisha ka qenë i qartë në bashkëpunim”, u shpreh Ndoka.

Zjarr Tv Ad