Kreshnik Spahiu: Gjyqtarja e Kushtetueses (që bashkëjeton me nënkryetarin e PD-së) me urdhër të Bashës do votojë për shkarkimin e Presidentit

0
133
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në emisionin “OPEN” te Eni Vasilit në Top Channel, Kreshnik Spahiu tha ndër të tjera një akuzë të rëndë.

Duke folur për Presidentin Meta dhe votimin e gjykatës kushtetuese në lidhje me vendimin e parlamentit shqiptar për shkarkimin e Ilir Metës si President Republike, Kreshnik Spahu tha se deri para disa ditësh kisha informacione se nga 7 anëtarë të gjykatës kushtetuese, 3 nuk do të votonin shkarkimin e Presidentit.

Por që prej ditës kur Lulzim Basha filloi sulmin ndaj Presidentit, e shikoj se tashmë Ilir Meta do të shkarkohet pasi një anëtare e gjykatës kushtetuese, e cila bashkëjeton me një drejtues të lartë të PD-së, që deri dje ishte për mos shkarkim, tashmë do të votojë si 4 anëtarët e tjerë që vijnë nga PS-ja.

Sepse e ka urdhëruar Lulzim Basha pas konflikteve me Ilir Metën. Kështu deklaroi Kreshnik Spahiu.

Por pyetja lind pas deklaratës së Kreshnik Spahiut se cila është kjo gjyqtare kushtetuese e cila ka marrë urdhër nga Basha?

Apo një nënkryetar i PD-së që bashkëjeton me një gjyqtare të kushtetueses duke qenë me Bashën në konfliktin me Metën, do të ndikojë në votën e saj?

Zjarr Tv Ad