Pas pranisë së deputetit Demokrat, Agron Shehaj në zyrën e Edi Palokës për të bërë të mundur verifikimin e firmave të delegatëve, ka ardhur regimi nga degët numër 5 dhe 7 të partisë Demokratike në Tiranë.
Me anë të një postimi në rrjetin social, ata akuzojnë Shehaj se po bënte një shoë mediatik duke kërkuar që të kishte një protagonizëm personal për këtë çështje. Më tej në reagim shkruhet se edhe pse ishte drejtues politik i degëve numër 5 dhe 7 në Tiranë, Shehaj nuk kishte bërë asnjë takim me demokratët që prej ditës që u zgjodh si deputet.
DEKLARATË E PERBASHKËT E DEGËVE 5 DHE 7 TË PARTISË DEMOKRATIKE TIRANË
Show mediatik i Agron Shehajt me demokratët konfirmoi se interesi i tij i vetëm është protagonizmi personal. Agron Shehaj dështoi të verifikojë firmat e demokratëve, sepse ai as nuk e njeh bazën e partisë, as nuk e respekton atë. Si drejtues politik i degëve 5 dhe 7 në Tiranë, Agron Shehaj nuk ka bërë asnjë takim me demokratët që prej ditës që u zgjodh deputet.
PD në degën 5 dhe 7 në Tiranë e kudo ka vendosmërinë për të mos lënë demokratët në baltë dhe të mos lejojë nëpërkëmbjen e dinjitetit të tyre. Ne jemi në krah të demokratëve dhe interesit të Shqipërisë, me misionin e vetëm për rrëzimon e regjimit të Edi Ramës dhe rikthimin e PD në pushtet.