Juristi Çlirim Gjata ka qenë i ftuar ditën e sotme në studion e Fax News për të folur mbi përplasjet Berisha-Basha. Sipas tij, opozita po shkon drejt shuarjes me mënyrën si po drejton Basha.
Çlirim Gjata ka deklaruar se Basha do të ngelë i vetëm, pasi do të humbë çdo demokrat, njësoj si Pirro i Epirit që fitoi luftën por humbi ushtrinë.
Ndër të tjera, Gjata theksoi se nuk është aq e thjeshtë të përjashtosh Berishën nga PD, siç pretendon Basha dhe njerëzit e afërm të tij në parti, pasi Berisha largohet vetëm kur të dojë ai.
“Po shkon drejt shuarjes opozita. Foltorja ka një vlerë të madhe. Një zot shpie pa rob brenda kështu do mbeste PD. Foltorja i fton të gjithë të vijnë të diskutojmë problemet dhe të ringremë PD-në.
Pala tjetër është kapur pas karriges. O do të riorganizohet PD, me qëllim rrëzimin e regjimit të Ramës, Shiko çfarë opozite ka përfunduar, ose do ikin të gjithë demorkatët dhe do ngelë si Pirro i Epirit pa ushtri, i rroftë fitorja. Më bën përshtypje drejtimi që kanë marrë drejtuesit e PD-së që flasin për përjashtime. Vërtetë mendojnë se mund të përjashtojnë Berishën me një lëvizje dorë?
Sali Berisha largohet vetëm kur do ai. 13 vite vetëm Sali berisha e ka mbajtur në pushtet të djathtën“, tha Gjata.