Ministria e Shëndetësisë njofton heqjen e çadrës nga sheshi “Skënderbej”, ja ku do të zhvendoset vaksinimi anti-Covid

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar heqjen e çadrës së vaksinimit të vendosur prej muajsh në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. Sipas njoftimit bëhet me dije se duke filluar nga 25 Nëntori, çadra e vaksinimit do të zhvendoset pranë qendrave shëndetësore, si dhe pikës së vaksinimit të përqëndruar në stadiumin “Air Albania”.

Njoftimi i MSH:

Vaksinimi në sheshin “Skënderbej” zhvendoset pranë qendrave shëndetësore. Shërbimi i vaksinimit pranë pikës së përqëndruar në sheshin “Skënderbej” në Tiranë do të transferohet pranë qendrave shëndetësore si dhe pikës së vaksinimit të përqëndruar në stadiumin “Air Albania”.

Duke filluar nga dita e enjte, datë 25 Nëntor, ekipi i vaksinatorëve dhe mjekëve do të jetë në shërbim pranë qendrave shëndetësore si dhe në Stadiumin “Air Albania”, aty ku do të vijojë ÇDO DITË vaksinimi antiCOVID. Për të kryer vaksinën anticovid,kontaktoni mjekun tuaj të familjes.

Vaksinimi anticovid është i hapur për fëmijët 12-15 vjeç me frenim të imunitetit si dhe për çdo qytetar mbi 16 vjeç. Aktualisht po kryhet edhe doza e tretë e vaksinës antiCOVID, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Zjarr Tv Ad