“I kemi ofruar 15 mandate për listë të përbashkët”, Endrit Braimllari i përgjigjet Bardhit: Ja e vetmja kërkesë që Kryemadhi i bëri Bashës para zgjedhjeve

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari ka qenë i ftuar këtë të martë në studion e Fax News për të folur për përplasjet PD-LSI.

Braimllari thotë se nuk ka asgjë të vërtetë në deklaratën e Sekretarit Gazment Bardhi, i cili tha pak javë më parë se PD i ka ofruar LSI-së 15 mandate për të garuar në një listë të përbashkët, por ata nuk pranuan.

Braimllari e përgënjështroi këtë deklaratë të Bardhit, që sipas tij ishte një provokim i fortë ndaj LSI-së, e cila ishte provokuar dhe më parë nga PD.

Sekretari i LSI-së gjithashtu zbuloi dhe një takim midis Bashës dhe Kryemadhit, ku ishte prezent vetë ai, në të cilin Kryemadhi i ka kërkuar Bashës vetëm një gjë: “Të mos tradhëtojë interesat e opozitës për interesa personale.”

“As vetë ne nuk e kuptojmë këtë situatë. Fill pas përfundimit të 25 prillit kemi qenë shumë të qartë çfarë ndodhi në 25 prill dhe pas 25 prillit. Në 27 prill Kryemadhi mori përsipër atë që kishte ndodhur. Nuk kemi kërkuar kurrsesi të ndërhyjmë në debatin e brendshëm të PD-së. Kemi qenë të përqëndruar të përgadisim deputetët e LSI-së për në kuvend.

Ka pasur në fakt provokime të herëpashershme të PD-së, edhe para të 25 prillit, por edhe pas 25 prillit. Provokimi kapi kulmin kur Sekretari i tyre i Përgjithshëm deklaroi se i kemi ofruar LSI listë të përbashkët me x numër deputetësh. Kemi thënë që kjo nuk është e vërtetë sepse nuk ka takim informal dhe as zyrtar për këtë çështje.

Thotë ‘pse ndërhynë në punët tona të brendshe,’. S’ka fare ndërhyrje. Na provokuan dhe ia thamë si është e vërteta. Sa herë do kërkojnë të përfshijnë LSI-në në çështje sajesash për të shmangur vëmendjen nga problemet e tyre do të marrin përgjigje ballë për ballë”, u shpreh Braimllari.

Zjarr Tv Ad