Erion Braçe zbërthen paketën fiskale që favorizon oligarkët dhe bizneset e mëdha

0
42
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

TIRANË – Ish-zv.kryeministri Erion Braçe, është një prej zërave më kritike brenda qeverisë “Rama 3”.

Deputeti socialist, që nuk ka ngurruar t’i bëjë publike qëndrimet e tij, edhe kur janë të kundërta me ato të qeverisë, shkruan se do të nuk do të votojë pro paketës fiskale.
Braçe ka propozuar disa ndryshime që kanë të bëjnë me TVSH-në, akcizën, tatimin mbi të ardhurat dhe taksat kombëtare.

Sipas ish-zv.kryeministrit në katër nga katër ligjet e diskutuara, vetëm bujqësia e pëson, ndërsa favorizon oligarkët dhe bizneset e mëdha.

“Për buxhetin 2022 “pro”! Për paketën e tatimeve e taksave, e pamundur “pro”-ja! Kurrë nuk kam votuar, nuk votoj, nuk do votoj kundër njerëzve që më kanë besuar fatin e tyre!

Kemi rënë dakord që pas kaq kohësh, do heqim përjashtimet, favoret fiskale, për sektorë të ndryshëm të ekonomisë.Ndaj depozitova sot disa propozime/amendime.

Për TVSH-në

Rivendosjen e kompesimit 20% për bujkun/prodhimin e tij.

Heqjen e favorit për të gjitha furnizimet brenda hotel/resort me 5 yje brand name.

Heqjen e favorit për furnizimin me tokë për qëllime ndërtimi dhe furnizimin me ndertesë në shitjen e parë në zonat rezidenciale jashtë zonave urbane dhe në bregdet.

Për akcizën

Heqjen e favorit për birrën e prodhuar në sasi deri në 200 mijë hektolitra dhe trajtimin e barabartë në një vlerë akcizë në rritje.

Heqjen e favorit për pijet energjike dhe vendosjen në regjim akcize për to dhe për pijet me gaz me sheqer të shtuar.

Për tatimin mbi të ardhurat

Riberjen e tabelës së tatimit progresiv mbi të ardhurat nga puna dhe llogaritjen e tij nga të ardhurat nga dyshemeja 40 mije leke, për rrogat nga 40 mije deri në 200 mije lekë.

Vendosjen e një afati brenda 6 muajve të pare të vitit për të miratuar një ligj të ri për tatimin mbi të ardhurat për të shtrire tatimin progresiv mbi të ardhurat nga kapitali.

Për taksat kombëtare

Heqjen e përjashtimit nga taksa për qumështin pluhur, për fabrikat e përpunimit të qumështit; Vendosjen e taksës për vajin e palmës në përdorimin e tij në prodhimet e bulmetit e jo vetëm.

Ndërkohë më duhet të konfirmoj se:

Nuk rriten tatimet e taksat mbi imputet bujqësore kur cmimet e tyre për të 8 muaj rresht janë në rritje-qendrimi im për Tvsh 10% për imputet bujqësore.

Nuk mundet që furnizimi me naftë për jahtet të jete i favorizuar me një barre fiskale më të ulet se sa cdo furnizim tjetër”, shkruan Braçe.

Zjarr Tv Ad