Ndryshime në Ministrinë e Shëndetësisë, kush është zonja që i besohet posti i rëndësishëm

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kur kanë kaluar rreth dy muaj nga votimi i qeverisë së re, kryeministri Edi Rama vazhdon ndryshimet në postet e zëvendësministrave.

Mësohet se në mbledhjen e sotme të qeverisë është liruar nga detyra Albert Nikolla dhe në vendin e tij si zv/ ministër i Shëndetësisë është emëruar Vjollca Braho, e cila deri tani ka qenë në krye të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor.

Këshilli i Ministrave sot ka firmosur edhe disa vendime të tjera që pritet që të njoftohen nga vetë ministrat në orët në vijim.

Zjarr Tv Ad