Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, pas përfundimi të mbledhjes së qeverisë bëri me dije se diten e premte, gjatë mbledhjes së përbashkët me qeverinë e Kosovës do të nënshkruhet marrëveshja mes dy vendeve e cila ka të bëjë me lejet e qëndrimit të shtetasve respektivë.
Sipas Çuçit përmes kësaj marrëveshje shtetasit kosovarë do të mund të marrin leje qëndrimi dhe pune në Shqipëri vetëm përmes një aplimi të thjeshtë. Gjithashtu nga kjo marrëveshje përfitojnë dhe shtetasit shqiptarë të cilët banojnë në Kosovë dhe dëshirojnë që të marrin leje qëndrimi.
“Marrëveshje që ka të bëjë me leje qëndrimin e shtetave respektivë. Është një lajm i mirë për shtetasit kosovarë që tani thjesht me një aplikim do të marrin menjëherë leje qëndrimi për 5 vite në Shjqipëri, dhe brenda lejes së qëndrimit do të jetë dhe leja e punës. Është lajm i mirë dhe për shqiptarët që banojnë Kosovë të cilët do të marrën leje qëndrimi në Kosovë me procedura më të lehtësuara sa e marrin sot”, tha Çuçi.
Edhe ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se “Sot prezantojnë një marrëveshje që do nënshkruhet me Kosovës me mbrojtjen sociale të shqiptarëve për njohjen e sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Kosovës. Marrëveshja është për të siguruar një trajtim të barabartë të punësuarve që do i njihen kontributet e sigurimit në të dyja vendet. Marrëveshja do të njoh të gjitha periudhat e sigurimeve”.