Berisha “non-grata”, avokat Ngjela: Ç’punë ka Blinkeni, krimin e zbulon FBI-ja! Saliu thotë “fondet e Sorosit”

0
78
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati i njohur Spartak Ngjela shprehet se ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka pse akuzon Sekretarin amerikan të Shtetit për shpalljen non-grata, pasi sipas tij, krimet në nivel botëror i zbulon FBI-ja.

Ngjela tha më tej se një lëvizje anti-amerikane në Shqipëri do të ishte shumë e dëmshme, ndërsa ngriti pyetjen nëse Berisha përplaset me SHBA “nga mendja e tij, apo ia kërkon dikush”.

“Merret me FBI-në, ç’punë ka Blinkeni më. FBI është superfuqi e zbulimit të krimit në nivel botëror. Sekretari i Shtetit funksionon nëpërmjet FBI-së. Këta thonë “fonde të Sorosit”. Një lëvizje anti-amerikane në Shqipëri është anti-kombëtare, dhe nuk dihet kush e kërkon.

Po ia ka kërkuar Moska…Konflikti Rusi-SHBA këtu është në Shqipëri. SHBA u ka dhënë një shtet, kush ua ka dhënë? Klintoni. E dini që Klintoni desh e përfshiu Saliun me lecka. I di Saliu këto që më flet mua broçkulla? Pyetja është kush ia kërkon Saliut këtë? E ka nga mendja këtë budallallëk apo ia kërkon njeri? Të matet mirë”, deklaroi Ngjela në News24.

Zjarr Tv Ad