72 vjetori i themelimit të Teatrit ” Migjeni”, ” Nderi i Kombit”

0
54
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot, me 24 Nëntor 2021 është 72 vjetori i themelimit të Teatrit ” Migjeni”, ” Nderi i Kombit”. 72 vjetori i trupës së teatrit “Migjeni”, në fokusin e statistikave. Trupa profesioniste e teatrit “Migjeni” u krijua me 24 Nëntor 1949, në zbatim të vendimit nr. 572 të Këshillit të Ministrave të asaj kohe.

– Trupa përbëhej nga një regjisor ( Andre Skanjeti).

– Tetë aktorë profesionist. (Çezarina Çiftja, Antonjeta Fishta, Vitore Nino, Adem Kastrati, Ndoc Deda, Ndrek Prela, Paulin Lacaj dhe Tef Krroqi).

– Dymbëdhjetë aktorë amatorë.

( Tinka Kurti, Bahrije Mani, Fadile Mustafa, Zef Jubani, Lin Gjoni, Enrik Prendushi, Gjovalin Çarkashija, Halim Kali, Kolec Tarfuku, Çesk Vuksani, Muhamet Ulqinaku).

– Një sufler. ( Palok Kurti)

– Një skenograf ( Pjetër Deda)

– Dy marangoz ( Lec Prendi, Kin Marashi)

– Një rekuizitjer ( Ndoc Bazhdari.

– Një robaqepës ( Ejll Gjushi)

– Një llogaritar ( Zef Jubani).

– Premiera e parë u shfaq, me 26 Maj 1950.

– Gjatë 71 viteve, kjo trupë ka realizuar 220 premiera, me një mesatare prej 3.01 në vit. Nga këto 220 premiera ishin 133 drama, 64 komedi, 6 teatër poetik, 4 monodrama, 10 drama dhe 1 komedi për fëmijë.

– Në 72 vite kanë interpretuar 96 aktorë profesionist ( nga ke këto 34 aktore femra), dhe 282 aktor amator.

– Në 228 premierat kanë kontribuar 70 dramaturg shqiptar ( nga këto 1 grua).

– 45 regjisor ( nga këto 5 regjisore)

– 46 skenograf ( nga këto 2 skenografe)

– 5 koreograf

– 9 kostumograf (nga këto 7 kostumografe). Ky numër është më i madh në realitet, por, para viteve 90 kostumet i kanë dizenjuar skenografët dhe nuk janë shenuar në posterat e shfaqjeve.

V.O. Këto statistika po paraqiten në sintezë, marrë nga studimi i realizuar nga arkivisti i teatrit dhe i mbeshtetur në dokumentat origjinal të arkives ekzistuese të teatrit “Migjeni”.

Zjarr Tv Ad