Joe Biden do të kandidojë për president të SHBA-ve edhe në vitin 2024

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Presidenti amerikan Joe Biden do të kandidojë për postin e presidentit të SHBA edhe në vitin 2024. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki. Ajo hodhi poshtë çdo dyshim për një ndryshim në udhëheqjen demokrate.

“Ky është qëllimi i tij, ” u tha Psaki gazetarëve për Biden. Sipas një artikulli të Washington Post, Biden tashmë po ndez motorrat për një raund të dytë zgjedhjesh, duke u përpjekur të bllokojë aleancat.

Burime të Shtëpisë Bardhë kanë pohuar se që në momentin që ai mori detyrën në Janar, do të bënte fushatë për një mandat të dytë.

Mbështetja ndaj Bidenit ka rënë në muajt e fundit, çka ka nxitur pyetje nëse ai është i gatshëm për të garuar për një mandat të dytë si president i SHBA-ve.

Zjarr Tv Ad