“Me 11 dhjetor Basha largohet me turp”, Nard Ndoka e zbulon për herë të parë: Ja kush e mori në telefon Ramën dhe Bashën në takimin e 17 majit

0
412
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka ka qenë i ftuar në një lidhje direkte për Fax News ditën e sotme për të folur për situatën e vështirë në Partinë Demokratike.

Sipas Nard Ndokës, Lulzim Basha do të largohet me turp dhe dështim pas 11 dhjetorit, ku sipas tij PD do t’i hapë rrugën të ardhmes së saj.

“Nuk besoj që është rruga e duhur për faktin që me të vërtetë disa gjëra duhet të thuhen, por do të ishte më mirë konkurrencë të ideve, axhendës opozitare të dy datave.

“Unë e kam kuptuar që një ditë pas 17 majit.

Unë ja kam thënë në zyrë Lulzim Bashës. Unë e shikoja që na fshihej.

I qëndronte më shumë besnik Edi Ramës sesa ne.

Kishte një zarf në dorë dhe nuk e hapte zarfin pa shkuar ora 6 kur kishin vendosur të dy për ta bërë publike.

Edi Rama ka epërsi ndaj Lulzim Bashës, epërsi fjalësh mashtrimi.

Ka të dhënave se midis këtij orari 6 orë, ka pasur një ndërmjetësim mes telefonit dhe nga George Soros”, tha ai.

Zjarr Tv Ad