I quajti fermerët ‘barbonë’, Rama shpërblen Lucën e peshkut duke i çuar në resort dy qeveritë

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vetëm pak ditë pasi biznesmeni dhe miku i Edi Ramës, Gjergj Luca, live në TV akuzoj dhe poshtrroj fermerët protestues, kryeminstri e ka shpërblyer duke i çuar në resortin e tij të peshkut në Elbasan, dy qeveritë e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Sot u panë autokolonat e ministrave të dy shteteve shqiptarë të hynin në oborrin e biznesit të Lucës, por ajo që ra në sy ishte se qeveritarët e Kosovës me në krye kryeministrin Albin Kurti mbërritën me mikrobusë, kurse homologët e tyre me mercedezë dhe mjete të tjera luksoze.

Në të njëjtin resort Edi Rama ka zhvilluar edhe aktivitete të tjera të Partisë Socialiste, e të gjitha sigurisht mbyllen me dreka peshku si shpërblim për dhjetëra ish-magazina të ushtrisë shqiptare dhe prona të tjera në Jug të vendit, që Luca ka marrë nga qeveria Rama. Sa herë që ky biznesmen i pozicionuar hapur në shërbim dhe “ortakëri” me Edi Ramën flet publikisht, aq herë ai është duke i kryer një shërbim dhe mbrojtje të qeverisë Rama.

Rasti i fundit flagrant ishte ai datës 20 nëntor, kur në Durrës Edi Rama mblodhi biznesmenët e peshkut dhe Luca në vend që të fliste për hallet e peshkatarëve, sulmoi protestuesit fermerë të cilët kishin bllokuan rrugët duke flakur edhe prodhimet e tyre, pasi nuk gjejnë më treg. Ata atë ditë dhe në vazhdim kanë akuzuar qeverinë Rama, se i ka shkatërruar plotësisht me politika e saj korruptive dhe vepron në favor të një grushti grosistësh dhe eksportuesish kryesisht nga Serbia.

Por për t’u hakmarrë ndaj fermerëve bezdisës të kryeministrit, Rama nxori Gjergj Lucën t’u hakërrehet me fjalor fyes. “Dhe ata njerëz që dalin në rrugë dhe nuk thonë faleminderit… 200 mln euro iu dhanë bujqësisë në 4 vite. Dhe është viti i parë që shohim këtë arritje. 200 mln për 4 vjet. Dhe dalin aty 10 barbuna…(barbona në dialektin elbasanas). Që është turp, për TVSH-në që se mban as ferma as fshatari asgjë. Manipulojnë njerëzit e ndershëm. Kjo është e turpshme”, denigronte Luca i Ramës, fermerët.\Syri

Zjarr Tv Ad