Deputetja e PS-së: Fshatarët morën vila nga qeveria në vend të kasolleve

0
294
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shqiptarët duhet të jenë vigjilentë ndaj lëkundjeve, e të kujdesshëm për cilësinë dhe vendin ku ndërtojnë.

Dy vjet pas tërmetit të 26 nëntorit, inxhinierja Luljeta Bozo tregon se rreziku nga lëkundjet në Shqipëri do të jetë gjithnjë prezent për shkak të aktivitetit sizmik nga i cili karakterizohet vendi.

“Shqipëria ndodhet në ndarjen e pllakave tektonike, ndaj gjithmonë do të ketë aktivitet sizmik”, tha Bozo.

Si një garanci për sigurinë e qytetarëve, Bozo sheh kontrollin e cilësisë së ndërtimeve në vend.

“Duhet parë materialet që përdoren dhe të zbatohet legjislacioni”. Procesin e rindërtimit Bozo e sheh si një dhuratë të qeverisë për qytetarët, të cilët sipas saj kanë përfituar shtëpi shumë më të mira seç i kanë pasur.

“Ku kishin menduar ata në fshat se do të kishin vila, me banja, nga kasolle që kanë patur më parë”, tha Bozo.

“Pensionistët nuk mund të jetojnë me ato lloj pensionesh 110, 120 apo 130 mijë lekë”.

Bozo zotohet se të drejtën e pensionistëve do ta kërkojë dhe në parlament, ndërsa pasionin e saj për inxhinierinë nuk do ta lërë kurrë.

Zjarr Tv Ad