Rama vizitë zyrtare në Romë, merr me vete Lindën dhe Zahon

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Rama ka qenë në një vizitë të posaçme në Romë, në kuadër të 30-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve.

Ajo që bie në sy në këtë vizitë të Ramës është shoqërimi i tij nga e gjithë familja, përfshirë edhe Zahon, që tani mund të themi se nuk është më një djalë i vogël.

Rama nderoi me medaljen më të lartë që mund të japë një kryeministër shqiptar ‘Kordonin e madh me yll’, kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit i Shenjtërisë së tij.

Rama premtoi dhe ndërtimin e një faltore për Nënë Terezën në Tiranë, në një tokë që do të dhurohet nga qeveria.

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se marrëdhëniet Shqipëri-Vatikan u ndërprenë për shumë vite si pasojë e një regjimi që i bëri të keqen më ekstreme katolikëve

Zjarr Tv Ad