Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Qytetarët në Deçan kanë ndezur qirinj mbrëmjen e sotme në nderim të viktimave dhe në shenjë proteste e solidarizimi me familjet që humbën të dashurit e tyre.
Përveç qytetarëve, kanë ndezur qirinj edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, deputetja Time Kadrijaj e të tjerë.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në Gllogjan të Deçanit, ku persona të paidentifikuar ende qëlluan me breshëria armësh drejt autobusit i cili po transportonte nxënës.
Si pasojë humbën jetën shoferi dhe dy prej nxënsve, si dhe mbetën të plagosur disa të tjerë. Autori/ët e sulmit janë ende në arrati, ndërsa Policia po heton në 3 pista kryesore.