“Nga reshjet e shiut, ka pasur dhe rënie gurësh në rrugë”, ARRSH thirrje shoferëve: Bëni kujdes

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton në lidhje me gjendjen e rrugëve, pas reshjeve të dendura të shiut.

ARRSH thotë se gjatë mbrëmjes ka pasur rënie gurësh, por që është punuar me kontraktorë dhe se të gjitha akset janë të kalueshme.

U bëhet thirrje shoferëve që të të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

“Reshjet e shiut kanë vijuar me intensitet gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit duke sjellë edhe rënie gurësh, drurë, materiale e inerte në rrugë si në: Bajram Curri–Valbonë, Kukës–Ura e Zapodit, Kukës–Bushtricë, Elbasan-Gjinar, Librazhd-Steblevë, Qafë Muzinë-Qafë Dushk–Peshkopi, Librazhd–Përrenjas,Elbasan–Qafë Thanë dhe në Llogara.

Kontraktorët kanë punuar gjatë natës për pastrimin e akseve

Të gjitha akset janë të kalueshme

Përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështisë në rrugë ” njofton ARRSH.

Zjarr Tv Ad