Kryeministri Edi Rama postoi mëngjesin e sotëm një video ku njoftonte hapjen e qarkullimit në Rrugën e Arbërit, edhe pse ka segmente ende të papërfunduara. Komentuesit kanë vërshuar me komente në postimin e Ramës, ku më pas kryeministri ka sqaruar se rruga ende nuk është përfunduar plotësisht, dhe se tuneli i Murrizit nuk është i kalueshëm.
Rama ka replikuar dhe për paratë me të cilat është ndërtuar rruga, ku është shprehur se ky është shembulli konkret sesi PPP-të (partneriteti mes publikut dhe privatit mund të jenë në shërbim të njerëzve).
Replikat mes tyre:
Komentuesi: Shume bukur! Ju lumte! Por kur do shpetojme nga semundja e vjetër e mos vijezimit te rrugeve, rruget vijezohen anash dhe ne me mes. Kur sheh keto rtuge duken si shume te vjetra vetem nga menyra skandaloze e vijezimit. Apo ne mire nga lenia e punes pa perfunduar.
Rama: Jo i dashur, sic e kam thene rruga hapet sot per qarkullim po ka ende pune jo vetem per vijezimet qe jane gjeja me e thjeshte, po dhe per detaje te tjera si edhe per perfundimin e tunelit te Murrizit ku eshte hasur nje formacion gjeologjik shume i veshtire e ku per momentin kalohet me nje bajpas provizor, sepse do te ishte e pakuptimte te mbahej akoma mbyllur kur levizja mund te kryhet krejt normalisht, duke shkurtuar drastikisht kohen e udhetimit per njerezit
Rama: Jo nuk eshte hapje provizore eshte hapje e pergjithehershme, ndersa cfare ka bere dikur ai që permende e shohim edhe sot tek Rruga e Kombit, ku vazhdon puna
Komentuesi: Jo po kto kujtojn se i ben edi Rama me leket e vet nuk e din se esht borxhi popullit se do e shlyj me takset e atyre qe do i mari cdo muaj
Rama: Ne fakt keto jane leket e kompanise qe do ta shlyejme vit pas viti, quhet PPP dhe eshte rasti per ta kuptuar pse PPP tona i sherbejne njerezve, popullit, jo individeve sic thote propaganda anti-qeveritare