Sekretari i PD-së Indrit Hoxha, në një intervistë me moderatoren Armela Ferko në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, deklaroi se PD aktuale tallet me të përndjekurit politikë.
Hoxha theksoi se Lulzim Basha ka përdorur këtë shtresë të shoqërisë.
“Nuk habitem aspak me skandalin e deputetit të PS, që ka lavdëruar Enver Hoxhën, sepse PS e ka në gen lavdërimin e diktatorit. Kjo sepse trashëgimia e PS është nga diktatura komuniste.
Sot në politikën shqiptare janë duke u tallur me të përndjekurit politikë. Edhe PD aktuale tallet me të përndjekurit politikë, Basha ka përdorur këtë shtresë. Ka pasur propozim për të vendosur ligj që të dënohet shfaqja e simboleve të komunizmit, por Basha nuk mbështeti iniciativën, as ligjin e dekomunizimit.
Basha e priti mirë draftin për dënim të krimeve të komunizmit, por nuk bëri asgjë. Basha përherë është tallur me të përndjekurit, i ka përdorur si fasadë e i ka përdorur, ai ka përdorur në fakt gjithë demokratët, duke u bërë palë me Ramën. Momentalisht Basha nuk ka parti e nuk ka çfarë nisme të marrë.
Të përndjekurit janë shtresa që mbështet më shumë PD-në. Berisha ka mbështetur të përndjekurit, ndërsa Basha e Rama jo”, deklaroi Indrit Hoxha.