Balla paralajmëron banorët e Divjakës për përmbytje: Largoni bagëtitë dhe mjetet bujqësore nga tokat përgjatë lumit Shkumbin!

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka paralajmëruar banorët e Divjakës për përmbytje. Përmes një reagimi në Facebook, Balla thotë se niveli i lartë i prurjeve të lumit Shkumbin mund të rrezikojë ekonomitë bujqësore në Bashkinë e Divjakës.

Teksa ka parë nga afër në Papër të Elbasanit nivelin e prurjeve të Shkumbinnit ai u bën thirrje banorëve për të larguar bagëtitë apo mjetet bujqësore nga tokat përgjatë lumit, nga Çerma e sipërme dhe çermat e tjera përgjatë Shkumbinit.

Ndërkohë më herët edhe deputeti socialist Erion Braçe iu bëri thirrje banorëve të zonës së Çermës që të largohen bashkë me bagëtitë, pasi rrezikojnë me qëndrimin aty.

“PapërElbasan. Këtu është vendi i duhur për të parë nivelin e prurjeve të Shkumbinit, të cilat mund të rrezikojnë ekonomitë bujqësore në Bashkinë e Divjakës. Prurjet janë të larta dhe vijimi i reshjeve në Librazhd mund ta rrisë edhe më tej nivelin e Shkumbinit. Prandaj duhen larguar bagëtitë apo mjetet bujqësore nga tokat përgjatë lumit nga Çerma e sipërme dhe çermat e tjera përgjatë Shkumbinit”, shkruan Balla.

Zjarr Tv Ad