Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Të shtëna raportohet të jenë dëgjuar mbrëmjen e sotme në Shkodër. Si pasojë ka mbetur i plagosur ish-kryetari i Komunes, Pashko Ujka. Ngjarja ka ndodhur pranë Universitetit te Shkodrës.
Ujka është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Shkodrës, i cili mësohet se marrë plagë në shtyllën kurrizore.
Ndërkohë ende nuk bëhen me dije rrethanat e ngjarjes dhe as identiteti i autorit të plagosjes së tij, ndërsa policia ka shkuar vendngjarje dhe po punon për të identifikuar autorin/ët.