Gjendja e vështirë nga moti/ “Kryeministri poston mesazhe romantike të një njeriu”, Vasili: Ekziston vetëm për të zhvatur koncesione

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas gjendjes së vështirë të shkaktuar nga moti i ashpër nga disa zona të vendit, ku si pasojë ka rrugë të përmbytura nga reshjet e shiut dhe rrugë të bllokuara në veri nga reshjet e shumta të borës.

Vasili tha se kryeministri mungonte kur vendi ishte në gjendje të vështirë dhe se ekzistonte vetëm për të përfituar nga koncesione të caktuara.

Postim i Plotë nga nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim:

Ku është fshehur Kryeministri??
Vendi ne gjendje te veshtire nga moti.
Kryeministri nuk e hap gojen per kete, zaten si gjithmone.
Do te thote qe s’kemi fare kryeminister.

Poston kryeministri mesazhe romantike te nje njeriu ne qejfin e tij, te cilit Shqiperia nuk i intereson fare, pastaj leshon te njejtin muhabet dhe lan duart : ” keshtu ndodh ne gjithe boten”.
Shqiptaret jane gjithmone vetem ne ditet e hallit, se kryeministri nuk ekziston.
Ai ekziston vetem kur duhen zhvatur koncesione dhe tendera qindra milion euro, aty i vjen zeri aty i shperthen arroganca, histeteria dhe demagogjia
Fotot flasin vete.

Zjarr Tv Ad