Propaganda e nxituar!

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nga: Edi Oga

Duke kontrolluar i vetëm të gjitha pushtetet, me një opozitë inekzistente dhe një presidencë të tarallepsur, kryeministri nuk ka asnjë arsye që të nxitohet në propagandë! Shqiptarë kanë nevojë për lajme të mira gjatë gjithë vitit, nuk ka përse qeveria t’i dendë me kaq shumë suksese, arritje, përurime dhe planifikime, pikërisht në javën e festimeve të Nëntorit. Mbase është e nxituar dhe pak diabolike që qeveria të përfitojë nga entuziazmi patriotik i masave dhe të shesë sapun për djathë, apo të kalojë ndonjë gamile nga vrima e gjilpërës.

Gjatë ditëve të festave të Nëntorit, qytetarët më së tepërmi duan të shlodhen pas disa muajsh pune pa u ndalur dhe të shpenzojnë pak kohë cilësore me të afërmit dhe miqtë.bn Mbledhja ndërqeveritare Shqipëri-Kosovë, në një restorant peshku në Elbasan, nuk e pati efektin e pritur nga organizatorët më të interesuar. Romanca ndërkryeministrore binte erë hipokrizi. Heqja e kontrollit kufitar, nuk meriton duartrokitje, përsa kohë trau i tunelit të Kalimashit është ende në punë.

Përurimi i nisjes së punimeve për aeroportin e Vlorës, nuk goditi në popullatë. Vëmendja u shpërqendrua nga shirat që përmbytën fshatra e qytete. Tek Rruga e Arbrit, dëbora e ditës së hënë, ia prishi planet qeverisë për një “feed-back të shkëlqyer” nga ata që u nisën për të shkuar nga Tirana në Dibër për 60 minuta. Makinat ngecën në dëborë dhe kënaqësia e paprovuar u shty për një kohë tjetër.

A nuk do të ishte më mirë që përpara sesa të përuronte vepra publike që ndikohen nga kushtet e motit, qeveria t’i hidhte një sy edhe buletinit meteorologjik? Sigurisht që rrugët dhe aeroportet na duhen, por për momentin shqetësimi më i madh është si të ngrohemi këtë dimër. Të kemi energji pa kufizime dhe të paktën me çmimin që e paguajmë tani. Po na ulën pak edhe naftën, mirë do të ishte.

Përurimet e rrugëve presin deri në pranverë. Kur pritëm kaq vite, do presim edhe ca muaj. Deri atëherë, punimet mund të kenë avancuar edhe ca dhe rruga të jetë më afër të qenit e përdorshme!

Zjarr Tv Ad