“Delegatët kanë firmosur pasi pinë teken e rakisë”, Shkëlzen Berisha reagon pas deklaratës së Gazment Bardhit

0
88
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratës së Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, pasi ky i fundit në një emision u shpreh se disa nga delegatët e Kuvendit të PD-së kishin firmosur pasi kishin kthyer nga një teke raki.

Berisha shprehet se ofendimet si “llum, naivë, pijanecë”, nuk vijnë nga Rama, por nga drejtuesit më të lartë të PD-së, duke kërkuar edhe reagimin e demokratëve.

“Antiamerikane, llum, naive, pijanece …. keto ofendime per demokratet nuk vijne nga Rama por nga drejtuesit me te larte te PD”, shkruan Shkëlzen Berisha.

Kujtojmë se Sali Berisha ka thirrur Kuvendin Kombëtar në 11 Dhjetor me firmat e më shumë se 4200 delegatëve, ndërkohë që Lulzim Basha e ka thirrur Kuvendin 1 javë më vonë, në 18 Dhjetor.

Zjarr Tv Ad