Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Përfaqëuesi i Politikës së Jashtme Josep Borrel ka deklaruar se dialogu Kosovë-Serbi është e vetmja rrugë për të stabilizuar situatën.
“Situata është qetësuar kohët e fundit, por është ende e domosdoshme që t’i rikthehemi dialogut sepse nuk ka rrugë tjetër për të stabilizuar situatën”, është shprehur Borell. Sipas tij Ballkani Perëndimor mbetet rajon strategjik për Bashkimin Europian.
“Tri vendet e Ballkanit Perëndimor janë gjithashtu vende anëtare të NATO-s dhe ne kemi lidhje të forta me ta. Për arsye sigurie, stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është gjithashtu i rëndësishëm“, ka thënë Borell.