Deputeti i Bashës tha se beson tek logoja e PD-së/ Ironia e Rakipit: Edhe ajo është pronë e Bashës

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, deputeti demokrat, Arbi Agalliu tha se do t’i qëndrojë linjës zyrtare të PD-së. Deputeti i Vlorës tha se do të jetë në Kuvendin e thirrur nga Basha më 18 dhjetor.

Agalliu: Nuk do të doja kurrë që si politikan i ri, i futur rishtas në Parlament, nuk do të doja të ndaja veten. Besoj fort te logoja e PD. Një opozitë e fortë në këtë vend me kaq probleme do të ndihmonte. Ka disa marka tradicionale që i qëndrojnë kohës dhe kjo mendoj është e tillë.

Rakipi: Po të më dëgjosh mua, kjo logo është pronë e Sali Berishës. Edhe partia është pronë e Sali Berishës.

Agalliu:Nuk do të doja ta besoja. Berisha thotë PD është e të gjithëve. Kryetari i përkohshëm, ish-kryetari i përhershëm dhe sjellja që secili duhet të bëjë në politikë duhet t’i shërbejë masës.
Do të shkoj më datë 18 në Kuvendin e PD. Kam vendosur të ndjek linjën zyrtare.

Zjarr Tv Ad