Me fëmijët në krah, naftëtarët e Ballshit protestojnë para Uzinës: Do futemi në grevë urie!

0
38
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Naftëtarët e Ballshit kanë vazhduar dhe sot protestën e tyre para Uzinës së përpunimit të naftës. Ata kërkojnë që rafineria të mos çmontohet për skrap por të vihet në punë dhe atyre t’u paguhen pagat e prapambetura, pasi ëhstë e vetmja mundësi punësimi dhe jetese.

Me fëmijët në krah, ata kanë shkuar dhe sot para derës së KPTHN-së, dhe kanë kërkuar plotësim të kërkesave, ose në të kundërt do të futen në grevë urie. Sipas kreut të Sindikatës së naftëtarëve, edhe pse Uzina është vendosur në sekuestro ajo nuk mund të çmontohet.

“Do të bllokojmë urën këtu kaq sa jemi. Unë u bëj thirrje dhe personave që nuk e kanë fituar gjyqin, janë të fituar me vendim Gjykate. Ja vendimi gjyqësor. Ka ardhur urdhri nga Përmbarimi, kjo është djersa jonë. Të përballemi me këta policë, le të na vrasin të gjithëve”, ka thënë një prej tyre.

Nga ana e tyre është bërë dhe një kallëzim në Policinë e Mallakastrës. Me vendimin e Përmbarimit në dorë, ata i janë drejtues përfaqësuesve të Policisë së Shtetit që ndodhen në aambientet e Uzinës, duke kërkuar që ata të veprojnë.

“Zoti shef ku do ankohemi?! Tani ajo shkresë që kërkohej nga Policia, ja ku e kemi në dorë. Të bllokohen punimet. Përse nuk na ndihmoni? Pse rrini duarkryq?!”, ka vijuar naftëtari. Forca të shumta policie kanë shkuar në hyrje të uzinës nga Fieri, për të penguar naftëtarët të futen brenda ambienteve të saj.

Zjarr Tv Ad