“Po nuk durove ik fare”, Luan Baçi përplaset me Roland Bejkon: Të ndërpres se as ti s’më le mua të flas

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është shoqeruar me debat emisioni “Të Vaksinuarit” në Fax News, midis dy demokratëve Luan Baçi dhe Roland Bejko. Teksa Luan Baçi po fliste për lëvizjen e Sali Berishës, anëtari i Kryesisë, Roland Bejko e ka ndërprerë, duke bërë që deputeti Boçi i ka kërkuar ta lërë të flasë sepse ai nuk e ka ndërprerë pavarësisht se nuk i kanë pëlqyer ato që tha.

Bejko iu kundërpërgjigj menjëherë duke i thënë që nëse nuk duron dot, atëherë të iki fare. Por më vonë, ishte Luan Baçi ai që ndërpreu Bejkon dhe i tha se po i ‘merr hakun’.

Debati

Luan Baçi: Landi fole 20 minutas nuk të ndërpreva. Kur të mbaroj unë thuaje. Ju durova me durim edhe pse nuk ju duroja dot fare.

Roland Bejko: Po nuk durove ik fare.

Baçi: Më erdhi mirë kur dëgjova Mark Markun. Ai kuvend duhet të kishin folur të gjithë. Ne nuk folëm asnjë edhe pse shumica ishim dakord me atë që tha Mark Marku.

Murat Basha: Po të mos fliste z.Berisha, a do të flisnit ju? Asnjë nuk do flisnit.

Bejko: Vetëm një minutë, pastaj merr dhe kohën time po deshe.

Baçi: Landi të lutëm nuk të ndërpreva. Kur Lulzim Basha erdhi në Fier, ja kam thënë para mbështetësve të gjitha problemet e 25 prillit dhe problemet e 8 viteve ja kam thënë një për një në sy. Për pezullimin e Sali Berishës ja kam thënë një për një në sy përballë kolegëve të mi. PD në këto vite ka lëvizur nga shinat e demokracisë. Janë bërë emërime. Janë shkaqe të forta që demokartët janë sot në këtë gjendje. Kush e merrte atë kuroja për të folur kur e dinte sado të fliste dihej përfundimi. Kjo është merita e doktor Berishës. Absolutisht doktor Berisha me këtë lëvizje që bëri. Do të doja ta bënte këtë lëvizje që në pas 25 prill. Do të ishim në tjetër gjendje. Unë asnjëherënuk bie dakord që doktor Berisha këtë e bën për interesa të tij. Nuk ndihem i përdorur. Qeverisja më e mirë e PD-së ka qenë 2005-09.Zoti Basha duhet t’i m arrë mbrapsh shumë gjëra që ka thënë këto kohë. Është shumë emocional. Këto fjalë që ka lëshuar tani pa doganë janë shumë të rënda.

Murat Basha: Në qeverisjen e kaluar të PD-së ka pasur llum dhe është e vërtetë. Nuk i ka thënë atyre që janë aty, ka thënë për kohën.

Goxhaj: Këto 8 vite Basha ka lënë vendin pa opozitë. I vetmi që ka kërkuar ndjesë është Berisha.

Bejko: A flitej në PD? Patjetër që flitej, sa dëgjohet pastaj tjetër muhabet. Problematikat brenda PD-së mesa duket marrin vlerë vetëm kur i flet Berisha. PD nuk jeton dot në disiplinë. Më lër Luan ta them.

Baçi: Kështu bërë dhe ti me mua më parë.

Bejko: Po mirë bëj dhe ti.

Baçi: Jo nuk bej e lashë.

Bejko: Në Foltoren e parë ka thënë do të ndryshojmë statutin. Deri dje thoshte PD është një parti popullore. Pse sot z.Berisha. Edhe Luani akuzoi tha djallëzore. Ai do partinë dhe ka kuptuar se çfarë duan demokratët. Merreni ju thotë, vetëm më jepni atë që dua unë. Patjetër ka krizë në PD. Kjo krizë zgjidhet që z.Berisha mos ta ndërmerrte këtë. Berisha do të shkojë deri në fund për ta marrë partinë. Nëse nuk e merr me rrugë legale, që është shumë e veshtire. Këta do të rrëzojnë Bashën, do ndryshojnë statutin por nuk do të kenë vulë dhe do i drejtohen gjykatës. Kryesia e PD-së është me shumicë me z.Basha, grupi parlamentar po ashtu.

Baçi: Ke thënë që kryesia nuk është legjitime. Ti ke dashur të jesh anetar kryesie. Ke kërkuar numërimin e votave. Qëndro parimor, se ti je parimor.

Zjarr Tv Ad