Rama: Kemi dyfishuar ndihmën ekonomike për 15 mijë familje

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është dyfishuar ndihma ekonomike për 15 mijë familje me 3 fëmijë nën 18 vjeç. Kështu bën me dije kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjete sociale.

Në tërësi, buxheti 2022 rrit me 10 % pagesën e ndihmës ekonomike për çdo familje që është pjesë e kësaj skeme. Për familjet të cilët kanë mbi 3 fëmijë nën moshën 18 vjeç, masa e ndihmës ekonomike do të dyfishohet, deklaron kryeministri.

Ndërsa për kategoritë e veçanta të cilët janë pjesë e mbështetjes sociale direkte dhe që janë fëmijët jetimë dhe gratë e trafikuara e të dhunuara me urdhër mbrojtje, masa e ndihmës ekonomike parashikohet të trefishohet.

Zjarr Tv Ad