Verifikimi i firmave të delegatëve, kush janë degët që lexojnë sot emrat

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme do të lexohen emrat e delegatëve që kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit, në degët e Partisë Demokratike në Shkodër.

Nisma Foltorja ka njoftuar këtë të shtunë se në orën 12:30 do të lexohen emrat e deglegatëve të PD-së Shkodër, Pukë, Malësi e Madhe dhe Vau i Dejës, të cilët kanë firmosur pro kuvendit të Berishës.

Njoftimi

Njoftim- Partia Demokratike- Foltorja

Sot, dt. 4 Dhjetor, ne oren 12.30, deget e PD-se Shkoder, Puke, Malesi e Madhe dhe Vau i Dejes do te lexojne emrat e delegateve qe kane firmosur formularin per mbledhjen e Kuvendit Kombetar me date 11 Dhjetor.

Leximi I emrave do te behet ne seline e PD-se. Ftojme mediat te marrin pjese. Faleminderit.

Rikujtojmë se Sali Berisha ka ndërmarrë nismen Foltorja pasi Lulzim Basha e përjashtoi nga partia në datë 9 shtator.

Berisha thotë se ka mbledhur firmat e nevojshme për thirrjen e Kuvendit Kombëtar në datë 11 dhjetor, ku pritet të shkarkohet Basha. Mirëpo ky i fundit nuk e njeh kuvendin e Berishës dhe ka njoftuar një tjetër kuvend në datë 18 dhjetor.

Zjarr Tv Ad