“Basha po përpiqet t’iu heqë të drejtën e votës”, Luan Baçi sqaron ngërçin me numrin e delegatëve në Fier

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike në Fier, Luan Baçi ka dalë ditën e sotme në një konferencë për mediat për të sqaruar ngërçin me numrin e delegatëve të Fierit. Luan Baçi i është përgjigjur  Sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi i cili me ironi tha se Fieri ka gjithsej 431 delegatë dhe për Berishën kanë firmosur 520.

Baci sqaron se në Kuvendin e 17 korrikut me kërkesë të Bashës janë shtuar në listën e delegatëve dhe sekretarët e grupseksioneve, të cilët automatikisht kanë marrë mandat 4 vjeçar. Më tej Baçi thotë se Basha tashmë kërkon t’i heqë këta delegatë, por ata do të sigurohen që të jenë të pranishëm në 11 dhjetor.

“Në kuvendin e 11 dhjetorit, të 640 delegatët duhet të jenë, pasi janë vendosur në kuvendin e 17 korrikut. Kanë mandat 4 vjeçar. Kuvendi është i jashtëzakonshëm, kështu që nuk munden delegatët të caktohen nga statuti i ri. Për ta vërtetuar që numri është 640, unë ftoj mediat të shikojnë listat, ku ëeshtë scaktuar numri 640.

 Madje janë bërë shtesa të herëpashershme. Kjo listë eshtë zyrtare dhe në fund mund të lexoni 640 delegatë në kuvendin e 17 korrikut 2021. Edhe njëherë, manovrimi që bën sekretari i përgjithshëm, me urdhër të kryetarit Basha, për t’i hequr të drejtën e votës për të qenë delegatë një pjesë të rëndësishme të Fierit. Kanqe qenë ata që kanë mbushur sheshe, protesta. Duke përballuar gazin lotsjellës të Lleshajt.

 Këta duhet të jenë pjestarë në Kuvend.  Për të qëndruar strikt e korrekt, ne kemi përgatitur fillimisht mandatet për 358 delegatët e parë. Ky numër kanë firmosur midis tyre 317. Kjo është dega e Fierit. Forumi rinor kanë firmosur 100% me 17 delegatë që kanë. LDG kanë firmsour 90%. Sot këtu kam përfaqësues të degës Roskovec që do bëjnë me dije emrat. Dega Roskovecit kanë 52 delagët, mes tyre kanë firmosur 32. Dega Patosit janë firmosur 67. Janë të mandatuar nga zyrat e PD-së. Do të vazhdojmë punën tonë për të pajisur me mandat edhe ata që po mundoehn t’i mohojnë të drejtën e votës. Edhe ata do të jenë në kuvend”, tha Baçi. ( Faxweb.al)

Zjarr Tv Ad