Nënkryetarja e PD-së, Grida Duma i del në mbrojtje Lulzim Bashës, pas akuzave të liderit historik Sali Berisha se është i përfshirë në aferën e “Toyota Yaris”.
Ajo i konsideroi manipulim akuzat, gjatë një interviste në emisionin ‘Kjo Javë’
.
“Ne kemi një detyrë shumë të madhe t’i bindim që kjo nuk është rruga e duhur. Mund të thotë shumë gjëra por nuk çon askund. Që 11 dhjetori nuk përbën zgjidhje, por pengmarrje. Ata që e kanë identifikuar partinë me Sali Berishën nuk duan më të dëgjojnë vetëm thonë je me ne apo nuk je men?
Por nuk është kjo rruga. Ka zgjidhje me strategji sepse partia nuk identifikohet me individin. Të thuash që PD është Sali Berisha atëherë jemi në të shkuarën, por ne do të shkojmë në të ardhmen. Sot demokratë janë çarë sepse duan të tregojnë besnikërinë. Unë kam marrë një qëndrim dhe kam thënë të gjithë ata që thonë pro ose kundër.
Për ata që rrinë në mes, në kohëra luftërash nuk kam aspak besim dhe respekt”, tha ajo.
Grida Duma përforcoi sulmet ndaj Sali Berishës kur u shpreh se Kuvendi i 11 Dhjetorit nuk përbën asgjë tjetër veçse pengmarrje.
Ajo tha se Partia Demokratike nuk mund të identifikohet me ish-kryeministrin Sali Berisha pasi kjo sipas saj do ta kthente pas në të shkuarën partinë, ndërkohë që synimi është të ecë drejt të ardhmes.