Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Zgjedhjet Vendore të vitit 2019 ka mbërritur ditën e sotme në Presidencë. Lajmin e bën të ditur këshilltari i Presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi.
Ai thotë se ditën e nesërme Presidenti Meta do të ketë një qëndrim zyrtar mbi këtë çështje, të cilin do ta bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar.
“Sot në mesditë ka mbërritur në protokollin e Institucionit të Presidentit të Republikës njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për vendimmarrjen e saj për çështjen e zgjedhjeve vendore 2019.
Në respekt të transparencës dhe për rëndësinë e veçantë, që ka kjo çështje për të gjithë qytetarët, brenda ditës së nesërme Institucioni i Presidentit të Republikës do të ketë një qëndrim zyrtar, që do ta bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar”, shkruan Blushi.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese vendosi të legjitimojë zgjehdjet e 30 Qershorit, të cilat Presidenti Ilir Meta nuk i dekretoi.