Zgjatja e mandatit të vettingut, Balla: Presim që të kemi mbështetjen e PD, jemi në diskutime me ta

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka folur mbi situatën politike në vend.

Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës ai ka thënë se socialistët presin që Partia Demokratike të votojë zgjatjen e mandateve të personave që merren me organet e vetingut, pas rekomandimit të Komisionit të Venecias.

Balla gjithashtu ka theksuar faktin se PS është e gatshme të ulet të diskutojë me opozitën për çështjet që ata dëshirojnë, dy prej të cilëve janë reforma territoriale dhe ajo zgjedhore.

Pjesë nga intervista:

Balla: Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë që edhe demokracia amerikane është e rrezikuar nga sulmet kibernetike, apo përdorimi i lajmeve të rreme. Dezinformomi duhet luftuar së bashku.

Këtë javë pritet zgjatja e afatit të vetingut deri në vitin 2024. Çfarë prisni të reagojë opozita pas kësaj, duke pasur parasysh skepticizmin e tyre?

Balla: Pa mbështetjen e PD është e pamundur të kemi vota të mjaftueshme. Nuk duam ta përdorim draft-opinionin e Venecias si presion ndaj opozitës. Në përgjithësi në Shqipëri, të paktën kur opinionet e Komisionit të Venecias kanë qenë të qarta, është një çështje shumë teknike.

Zjarr Tv Ad