Julian Deda zbulon planin e Bashës: E kanë këshilluar t’i vendosë zyrës një derë të blinduar! Pa merak Lul, nuk kemi ndërmend t’i ndyjmë duart me ty

0
69
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktori i humorit Julian Deda, i cili është edhe anëtar i Partisë Demokratike, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar se Lulzim Bashën e kanë këshilluar që të vendosë një derë të blinduar në zyrën e tij.

Ai i thotë Bashës që të mos ketë merak sepse nuk do t’i ndyjnë duart me kryedemokratin, pasi sipas tij, Basha së bashku me qylasat e tij do të ikin sepse nuk i duan demokratët.

“Flitet se këshilltarët e tij mizerabel, të cilët janë ca tipa që kanë alergji ujin dhe sapunin, e kanë këshilluar Lul vulen t’i vërë zyrës një derë të blinduar. Pa merak Lul, nuk e kemi ndermend t’i ndyejmë duart as me ty dhe as me ndonjë servil të palarë që ke aty afër zyrës.

Ti bashkë me qylsat do ikësh sepse nuk të duan demokratët, janë shumica e tyre që do vendosin me votë dhe kësaj nuk kemi ç’ti bëjmë. Sikur me gurë e beton ta bësh derën e zyrës, demokratët e kanë ndarë mendjen, nuk të duan, kaq…”, shkruan Julian Deda.

Zjarr Tv Ad