Nazarko zbulon tre arsyet se pse Berisha nuk e sjellë dot PD në pushtet

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Foltore të dëshpërimit dhe të dominuar nga Sali Berisha”, e ka cilësuar analisti Mentor Nazarkon lëvizjen e liderit historik të demokratëve, pasi Lulzim Basha e përjashtoi më 9 shtator nga grupi parlamentar i PD.

I ftuar në “Log.” Nazarko theksoi ndër të tjera se Berisha nuk është sot në të njëjtat kushte në vitin 2005, kur rrëzoi qeverisje e majtë dhe solli të djathtët në pushtet.

“E vërteta është që Berisha në 2004-2005 ishte dikush që rishpiku veten dhe hapi firzamonikën e figurave. Përfshiu të rinjtë, kopi ishte gjetje e mrekullueshme. Por ajo që duket sot është që nuk kemi shenja të tilla. Kemi një foltore me të gjithë përpjekjen që ta veshim, është shfaqej individuale e një njeriu, një shufër magnetike që riorienton thërrmijat që janë metalike.

Është një foltore e dominuar nga personaliteti i tij. Ajo është një foltore e dëshpërimit edhe për shkak të paaftësisë së Bashës. Do të thotë ai e dominon me personalitetin e vet. Nuk është tryezë e rrumbullakët, flet vetëm ai. Nuk është një tryezë debati. Është një tryezë e dominuar nga zëra të bazës, por kjo është e para që ne po shikojmë rikthimin e tij. Nuk kemi përpjekje që Berisha të tregojë se përfaqëson interes amë të gjera se grupi i tij”, deklaroi ai.

Zjarr Tv Ad