“Vetingu i politikanëve është domosdoshmëri”, flet Oriola Pampuri: Shkarkimi i Bashës? Pas 4 vitesh bëhen zgjedhjet për kryetar në PD

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri ka qenë e ftuar ditën e sotme në studion e Fax News, për të folur për vetingun e politikaneve, ndryshimet në Kodin Penal për dënimin e politikanëve të përfshirë në krime zgjedhore si edhe situatën në PD. Për sa i takon vetingut të politikanëve, deputetja Pampuri deklaroi se ky veting është një domosdoshmëri në mënyrë që qytetarët të dinë kë kapër përballë.

Oriola Pampuri foli dhe për propozimet për ndryshim në Kodin Penal. PD kërkon që politikanët e përfshirë në krime zgjedhore të dënohen me 22 vite burg. Ajo thotë se masakra e 25 prillit duhet të ndëshkohet. E pyetur cili do të jetë hapi i kreut të PD-së, Lulzim Basha, nëse Kuvendi i 11 dhjetorit do të vendosë për shkarkimin e tij, Pampuri rikujtoi se Basha është zgjedhur kryetar me një anëtar një votë dhe kush është kundër tij mund ta shprehë mendimin në zgjedhjet pas 4 vitesh.

Intervista

Vetingu i politikanëe? Sot qytetarët duan të dinë kë kanë përballë. Cili është në të vërtetë politikani që i përfaqëson. Vetingu në politikë është domosdoshmëri po aq sa ndryshimet që propozoi sot PD për Kodin Penal. Kur është një ligj i veçantë si Vetingu , ai është më i zbatueshëm. Sot jemi përballë një drejtësie që shpësh here e kemi akuzuar si të njëanshme, sepse drejtohet nga mazhoranca. Jam e bindur që Vetingu do të gjejë më shumë zbatueshmëri. Kur është një ligj i posaçëm besoj është më shumë i implementueshëm.

22 vite burg për manipulimet zgjedhore? Çdo përfaqësues i PD-së ka qenë në terren. Edhe anëtarët e thjeshtë e dinë shumë mirë si mazhoranca ka marrë votat. S’kemi pse ta mohojmë masakrën e 25 prillit. Pse jo të mos ketë ndryshime në Kodin penal për të marrë masa ndaj këtyre personave. Të kemi një nen të posaçëm që të dënojë çdo person që bën  shkelje të ligjit. Nuk ka pasur nen të posaçëm për këtë çëshjte dhe ndoshta është anashkaluar. Kur ka nen të posaçëm është më transparent vendimi.

Do keni dakordësi të mazhorancës? Nismat që janë në shërbim te qytetarëve dhet të kene dakordësinë e mazhorancës. Nismat që ndëshkojnë shkeljet e mazhorancës sigurisht që nuk do kemi dakordësinë e mazhorancës. Nuk është çështjë personale por është në interes të qytetarëve. Nëse nuk e pranojnë janë të përfshire. Le të vetohemi të gjithë.

Shkarkimi? Zoti Basha është zgjedhur një anëtar nëj votë. Z.Basha ka zgjedhje të tjera pas 4 vitesh dhe kush të jetë kundër ta votojë kundër. Jam dakord që kur humbet zgjedhjet duhet të largohesh. Por kur je Kryeministër dhe dështon. Por kur nuk është provuar si kryeministër nuk ka pse të kërkohet me trumbetim. Nukë shtë e keqja e këtij vendi z.Basha, por z.Rama që solli krimin. Po ç’orientojmë qytetarët.

Zjarr Tv Ad