Nismëtar i lëvizjes së dhjetorit ’90, Bledi Gonxhe: PD lindi fëmijë të dobët, si forcë e parë e opozitës nuk ishte ajo që duhej

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Blendi Gonxhe, një nga nismëtarët dhe drejtuesit e lëvizjes së dhjetorit ’90, ka thënë me keqardhje për PD se ajo që kishte lindur si partia e parë opozitare në vend, kishte lindur një fëmijë të  sëmur. Sipas tij, në janar ai dhe persona të tjerë u larguan nga kjo forcë politike, për standardin moral dhe demokracinë e brendshme.

“Pse nuk patëm më shumë kurajo? Pse nuk debatuam me shumë? Pse nuk kërkuam më shumë?”, tha Blendi Gonxhe në emisionin “Drejt”. Kur foli për Partinë Demokratike, au u shpreh:

“Keqardhje ndiej, që ajo qe pasoi siç e tha Trebeshina në ditët e para, deri diku ishte një femijë i lindur i vdekur. Une nuk e them dot me garanci. Unë nuk kam as tagrin as zërin që të jap një verdikt të tillë por për shumë njerëz që prisnin nga ky transformim ishte një fëmijë të sëmur.

Ajo forcë e parë e opozitës së parë nuk ishte ajo që duhej. Kjo bëri që ne ditet e para të janarit unë dhe disa të tjere të shkëputeshim menjeherë se nuk mund të shikonim që forca e parë opozites kishte atë standard moral, atë standard si funksiononte demokracia e brendshme e si filluan zhvillimet e brendshme e deri tek greva studentore. Unë kam shumë pikëpyetje.”

Zjarr Tv Ad