“Nuk jam në krah të asnjërit, Basha – Berisha është luftë për pushtet”, Dashamir Shehi: 90% e komunistëve janë pjesë e Partisë Socialiste!

0
30
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti Dashamir Shehi i ftuar në emisionin ‘Të Pathënat’ nga Arbi Fortuzi ka folur për situatën politike në vend dhe për krizën që ka përfshirë PD-së.

Gjatë fjalës, Shehi theksoi se 90% e atyre që kanë qarë dikur për Enver Hoxhën sot janë pjesë e Partisë Socialiste. Për Shehin ajo që po ndodh brenda PD-së nuk është ndonjë dramë e madhe pasi duhet të kishte ndodhur kohë më parë, duke theksuar se Berisha dhe Basha momentalisht kanë hallin e tyre për pushtet.

“E djathta ka qenë shumë e vogël në Shqipëri, të jemi realist. PD për mua nuk ka qenë e djathtë por një parti e qendrës populiste. Edhe nëse është bërë diçka është bërë 3-4 vitet e para në shtysën anti-komunizmit. Edhe PD përfaqësuesit vinin nga kjo shtresë, PD edhe pas 2000 të gjitha personazhet nuk kanë ndonjë diferencë të madhe.

Sikur Edi Rama të ishte “A” politik sic pretendon të jetë artist. Mos ishte ai krahinori që është, gjysma e qeverisë vjen nga 4 fshatrat e bregut. Ne Berishën e kemi akuzuar që e mbushi partinë me Tropojanë kurse ky ia ka kaluar. A kishte 100 mijë anëtarë partie të cilin 90% ishin njerëz të ndershëm kurse 10% e tyre bërtisnin për Enverin, kurse Ministria e Brendshme kishte 5 mijë spiunë, ku janë? Gjithë dashuria për Enver Hoxhën që u shpanë bulevardi prej lotët, ku janë sot? Të jesh i bindur që 90% janë tek Partia Socialiste, votues dhe mbështetës të PS.

Në PD nuk është bërë kurrë debat pasi debati ka përfunduar me largimin e atyre debatuesve, unë jam njëri prej tyre vetë. Nuk e quaj një dramë të madhe. Ky debat është shumë i vonuar, partia duhet të letë lirinë e vet, halli i PD është lufta për pushtet mes shefi të vjetër dhe shefit të ri. Prandaj unë jam kundër të dyve dhe nuk jam përzier fare me këtë punë sepse nuk më takon sepse jam pjesë e një partie tjetër. E them këtë sepse jam në opozitës duke hipur të gjithë në këtë qerre. Unë nuk e shikoj ndonjë problem të madh”, tha Dashamir Shehi.

Zjarr Tv Ad