Pas vendimit të marrë nga Gjykata Kushtetuese në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se demokratët janë gati për zgjedhjet e parakohshme lokale në 6 Bashki.
“Gjykata Kushtetuese nuk ka legjitimuar 30 qershorin thjesht ka legjitimuar qe Shoqata e Bashkive nuk ka tager ta vinte dot në lëvizje gjykatën, do duhet ta vinte në lëvizje Presidenti i Republikës. Ju siguroj se në çdo moment që do ketë zgjedhje PD ka burime për të pasur kandidat për çdo zonë”, tha Bardhi në një intervistë të dhënë për “Top Channel”.
Sa i përket Kuvendit të datës 11 dhjetor, Bardhi tha se do të ndiqen ligjërisht të gjithë ata persona që kanë pordhuar kartat me simbolet e Partisë Demokratike.
“Do ndjekim rrugën ligjore për personat që kanë prodhuar dokumente me vulën dhe simbolin e PD në menyrë të pautorizuar”, shtoi ai.
Ai gjithashtu konfirmoi se në Kuvendin e thirrur nga Lulzim Basha i cili do të mbahet më 18 dhjetor kanë konfirmuar pjesëmarrjen më shumë se 5 mijë delegatë.