Kurti i kërkon BE-së liberalizimin e vizave për Kosovën: Kemi përmbushur kriteret, s’kemi alternativë tjetër!

0
34
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti përfaqësoi Kosovën në takimin e Këshillit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet BE-së dhe Kosovës në Bruksel. Ky është takimi i katërt që mbahet mes Kosovës dhe BE-së sa i përket progresit të MSA-së.

Gjatë kësaj vizite, Kurti është takuar me shefin e Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, komisionarin për Zgjerim Oliver Varhelyi, dhe të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Në këto takime, ai ka përsëritur kërkesën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke thënë se i kanë përmbushur të gjitha kriteret e nevojshme.

“Kemi përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe besojmë që BE-ja të lëvizë para. Integrimi në BE nuk ka alternativë. Ne jemi të motivuar të vazhdojmë reformat tona transformuese në bashkëpunim të ngushtë me BE-në”, ka thënë Kurti.

Zjarr Tv Ad