Babai i Klodian Rashës apel shtetit: Gjeni kush vendosi armën pranë trupit të djalit, sa nuk kam nisur unë kërkimet!

0
114
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Qazim Rasha, babai i 25 vjeçarit Klodian Rasha që u humbi jetën një vit më parë në Tiranë, i ka bërë një apel të drejtpërdrejtë shtetit duke kërkuar që të dalin para drejtësisë personat që tentuan të inkriminonin djalin e tij duke vendosur një pistoletë në vendin ku ai u qëllua për vdekje.

Sipas tij, personat që u përpoqën të përbaltin dhe inkriminojnë djalin e tij duhet të mbajnë përgjegjësi, ose në të kundër ai tha se do të nisë kërkimet dhe do të zbulojë vetë se kush janë ata zyrtarë që vendosën pistoletën në vendngjarje.

“Të tilla tragjedi të mos ketë asnjë familje asnjë qenie njerëzore. Dua të shpreh mirënjohje për secilin që ka shprehur interes për familjen time. Besoj se nuk ka specie në botë që të imagjinojë që në 2021 një nënë një baba, aq më tepër një malësor si puna ime, të luajë apo të imagjinojë të shesë apo të blejë gjakun e fëmijës së vetë.

Ky nuk është faji im është faji i asaj qenie që mund ti shkojë ndërmend. Në shtëpinë time kam pritur e kam përcjellë numër të madh njerëzish, jam mirënjohës për secilin, qoftë qytetar apo pushtetar. Shteti e ka për detyrë atë që se ka bërë deri tani ta bëjë.

Më esencialja që kërkoj është zbardhjen e inkriminimit që persona të caktuar apo segmente të caktuar u munduan që fëmijën ta përbaltin, ta inkriminojnë dhe të arrijnë deri aty sa të vënë armën që fëmija të bëhet kriminel. Sot është momenti që ia kërkoj shtetit që përbaltjen e djalit, vendosjen e armës bën mirë që shteti ta gjejë personin sa unë nuk kam vendosur ta gjej  vetë”, tha Qazim Rasha.

Zjarr Tv Ad