Merr postin e Merkel, Olaf Scholz zgjidhet kancelari i ri Gjermanisë

0
32
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Olaf Scholz është zgjedhur si kancelar gjerman, duke udhëhequr një qeveri trepalëshe. Kancelari i ri gjerman Olaf Scholz nga Partia Socialdemokrate, SPD u zgjodh në Bundestag nga shumica e deputetëve. Dorëzimi i pushtetit shënon fundin e karrierës politike 31-vjeçare të Angela Merkel.

Kryetarja e Bundestagut, Bärbel Bas (SPD),  bëri të ditur se Scholz ka fituar 395 vota, ndërsa 303 deputetë ishin kundër. Pati edhe gjashtë abstenime. Tre vota ishin të pavlefshme. Për t’u zgjedhur në këtë post atij i duheshin 369 vota.

Qeveria e re ka plane ambicioze për të luftuar ndryshimet klimatike duke hequr qymyrin në fillim dhe duke u fokusuar në energjinë e rinovueshme, por prioriteti i tyre fillestar do të jetë në trajtimin e pandemisë së koronavirusit.

Scholz, 63-vjeç, i çoi socialdemokratët drejt fitores së zgjedhjeve në fund të shtatorit, ai luajti një rol kyç në qeverinë Merkel si zëvendëskancelar.

Zjarr Tv Ad