Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, nesër do të vizitojë Tiranën. Ai pritet të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama si dhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Takimi mes tij dhe Bashës sipas informacioneve mësohet se do të zhvillohet paradite rreth orës 11:30.
Më pas Escobar do të takohet me Ministren e Jashtme Olta Xhaçka rreth orës 14:30-15:00.
Ndërsa, takimi me kryeministrin Edi Rama do të zhvillohet rreth orës 17:00. Ndërsa nuk pritet që të ketë një konferencë për shtyp.